Medi
KOSOVËLAJME

Lista Serbe paralajmëron konferencë urgjente pas mos-certifikimit nga KQZ

Lista Serbe ka njoftuar se sot, me fillim nga ora 15:00, do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media në selinë e saj në Mitrovicën e Veriut. Qëllimi i konferencës është kundërshtimi i vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili ka refuzuar certifikimin e këtij subjekti politik për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

“Sot, udhëheqja e Listës Serbe do t’i drejtohet mediave lidhur me vendimin joligjor që pengon pjesëmarrjen e subjektit tonë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, thuhet në komunikatën e këtij subjekti.

Medi

Vendimi i KQZ-së, i marrë me 2 vota pro, 2 kundër dhe 7 abstenime, ka rezultuar në mos-certifikimin e Listës Serbe për garën zgjedhore të fund-vitit, duke hapur rrugë reagimeve politike dhe diskutimeve mbi procedurat ligjore të institucionit./Mitropol/

Active