Premium Store
KOSOVËLAJME

Inspektorati i Punës mbyll “Viva Fresh Store” në Vushtrri për mungesë të kushteve elementare të punës – punëtorët po “ngrinin” nga të ftohtit

 

Inspektorati i Punës ka urdhëruar mbylljen e përkohshme të njësisë së “Viva Fresh Store” në Vushtrri, pas konstatimit të shkeljeve serioze që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë. Vendimi është marrë pas një inspektimi në terren, ku u evidentua se ambientet e punës nuk i plotësonin kriteret minimale për mirëqenien e punëtorëve.

Dukato 1

Sipas raportit të Inspektoratit, një nga parregullsitë më shqetësuese ishte temperatura jashtëzakonisht e ulët në hapësirat e marketit, e cila, sipas vlerësimeve të inspektorëve, përbën rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e punëtorëve. Kushtet termike nuk ishin në përputhje me standardet ligjore që garantojnë mjedis të sigurt dhe të përshtatshëm gjatë orarit të punës.

Përveç temperaturës, inspektorët raportuan edhe mangësi të tjera që lidhen me kushtet elementare të punës.

Inspektorati i Punës ka bërë të ditur se njësia e “Viva Fresh Store” do të qëndrojë e mbyllur derisa kompania të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përmirësuar gjendjen dhe për të garantuar kushte të sigurta dhe dinjitoze për stafin.

Active 1