Active 2
KOSOVËLAJME

Lladrovci i del në krah Hamzës: Keqbërës me libreza të partisë, mos e pengoni rritjen e PDK-së

 

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, i cili para pak ditësh u kthye në Partinë Demokratike të Kosovës, ka hedhur akuza nuk dihet se në drejtim të kujt, por duke lënë të nënkuptohet se bëhet fjalë për anëtarë të kësaj partie.

Dukato 1

Lladrovci ka deklaruar se nga politika s’po largohen disa veteranë që “profesion e kanë pritjen për emërim nga subjekti politik”.

“Politika si sport i rëndë, vetvetiu nuk po arrin ti largojë disa pionierë-veteranë që profesion e kanë pritjen për emërim nga subjekti politik. Pionierët-veteranë, nuk po e duan pensionimin, megjithëse do t’ju bënte mirë krijimi i ndonjë OJQ-je ose instituti për poste”, ka shkruar ai në Facebook.

“Përgjigjen duhet ta japin ata që duan ndryshim, por, nuk hapin rrugë dhe nuk japin përgjegjësi për ndikimin e tyre në ecuritë negative, ata që e gjuajnë gurin dhe fshehin dorën. Përgjigjen duhet ta japin ata që gabimet dhe dështimet e veta i shkarkojnë në Drenicë, duke e trajtuar atë si zonë “të pa urbanizuar””, vijon deklarimi i tij.

Në anën tjetër, ai i ka dal në përkrahje kryetarit të PDK-së Bedri Hamza, duke thënë se emërimi i tij është më se i qëlluar dhe se nuk është vetëm.

Dukato 1