Dukato 2
02LAJME

KRM “Uniteti” thërret qytetarët e Mitrovicës dhe Skenderajt për shlyerjen e borxheve: Në të kundërt, rastet do t’i referohen përmbaruesve

Kompaninë Rajonale të Menaxhimit “Uniteti” ka bërë thirrje publike drejtuar qytetarëve të komunave të Mitrovicës dhe Skenderajt për shlyerjen e detyrimeve të papaguara ndaj kompanisë, duke paralajmëruar se në të kundërt rastet do t’i referohen përmbaruesve privatë për ndjekje ligjore.

Në komunikatën e saj, KRM “Uniteti” thekson nevojën që borxhet të paguhen sa më parë për të shmangur masa ligjore kundër borxhlinjëve. Kompania thekson se pagesat e papërfunduara do të çojnë në procedura të mëtejshme me përmbaruesit privatë.

Aurora Group

Gjithashtu, KRM “Uniteti” falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, duke nënvizuar rëndësinë e përmbushjes së obligimeve financiare për funksionimin e shërbimeve.

Weelnes