
Të premten e ardhshme me 12 dhjetor do të mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, shkruan Mitropol.
Ftesa për mbledhje është dërguar e nënshkruar nga Kryetari i zgjedhur, Faton Peci.
Mbledhja do të mbahet me fillim nga ora 12:00 në sallën e Kuvendit, ku gjatë seancës anëtarët e Kuvendit të Komunës do të bëjnë betimin dhe do të nënshkruajnë deklaratën solemne për marrjen e detyrës.








