
Prof. Bekim Haxhiu ka bërë të ditur se do të rikandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, si pjesë e ekipit të kryeministrit të propozuar nga PDK-ja, Bedri Hamza, shkruan Mitropol.
Ai tha se synon të jetë zëri i fuqishëm dhe i përgjegjshëm në Kuvend, zë që, sipas tij dhe qytetarëve që e kanë mbështetur, ka munguar në legjislaturën e kaluar.
“Ashtu si në zgjedhjet e kaluara, numri im në listën e PDK-së është 109”, u shpreh Haxhiu, duke kujtuar se në zgjedhjet e fundit parlamentare nuk arriti të sigurojë ulëse për një numër të vogël votash.
Ai kërkoi nga qytetarët përkrahjen e tyre të vendosur për të arritur fitore dhe për të sjellë, siç tha, ndryshimin e domosdoshëm për një të ardhme më të zhvilluar për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Haxhiu u bëri thirrje qytetarëve që më 28 dhjetor të votojnë PDK-në, Bedri Hamzën për kryeministër dhe numrin 109 për deputet.








