Active 2
02LAJME

Asambleisti i LDK-së kërkon ndryshimin e orarit të mbledhjes për shkak të namazit të xhumasë

Screenshot

 

Të premten e ardhshme me 12 dhjetor do të mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, e thirrur nga Kryetari i zgjedhur, Faton Peci.

Weelnes

Mbledhja është caktuar të mbahet me fillim nga ora 12:00 në sallën e Kuvendit.

E orari i mbledhjes së thirrur nuk është i përshtatshëm për Asambleistin e LDK-së, Oltion Ahmeti sepse siç thotë ai në atë kohë falet namazi i xhumasë dhe ai si praktikues i fesë, në atë orar nuk mund të jetë prezent në komunë.

Ai ka kërkuar nga Kryetari i zgjedhur, Faton Peci që mundësisht të ndryshoj orarin.

“Për respekt ndaj praktikave fetare të qytetarëve tanë dhe që askujt të mos i krijohet pengesë mes obligimeve fetare dhe atyre institucionale, propozoj që mbledhja të mbahet më herët, për shembull në ora 10:00.

Kjo është kërkesë e sinqertë dhe njerëzore, pa asnjë prapavijë politike.
Faleminderit për mirëkuptimin.”, tha ai.

Koha