Active 2
02LAJME

Seanca në Mitrovicë të Veriut s’kalon pa përplasje, asamblistja shqiptare i reagon atij serb për ankesat rreth policisë

Seanca inauguruese në Mitrovicën e Veriut nuk ka kaluar pa tensione mes asamblistëve të kësaj komune, raporton Mitropol.

Asamblistja shqiptare, Aida Doli, ka reaguar ndaj kolegut serb, Marko Jakshiq, i cili gjatë fjalës së tij u ankua për prezencën e policisë në sallë.

Dukato 1

Doli e kundërshtoi deklarimin e tij, duke theksuar se nuk ekziston arsye për frikë dhe se pretendimet për prani policore nuk qëndrojnë.

“Unë nuk po shoh asnjë polic në këtë sallë dhe nuk ka nevojë që parafolësi të ndihet i frikësuar”, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, Jakshiq tha se po ndihet i pasigurt pikërisht për shkak të, siç pretendoi ai, pranisë së policisë.

Premium Store