Medi
02LAJME

Arrestohet një person në Mitrovicë për armëmbajtje pa leje – arma konfiskohet, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Një person është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Mitrovicë, pasi gjatë një kontrolli rutinë policor iu gjet një armë zjarri e paautorizuar. Ngjarja ka ndodhur më 6 dhjetor 2025, rreth orës 21:18, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, njofton Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.

Sipas informacioneve zyrtare, patrulla policore kishte ndalur të dyshuarin, dhe gjatë kontrollit fizik tek ai është gjetur një armë zjarri, një karikator si dhe 13 fishekë. Të gjitha sendet e dyshuara janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, shkruan Mitropol.

Medi

I dyshuari është shoqëruar në stacion për intervistim, ku ndaj tij janë zhvilluar procedurat e nevojshme ligjore. Pas marrjes në pyetje dhe konsultimit me prokurorin kompetent, është marrë vendimi që personi të lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të vazhdojë të trajtohet nga organet e drejtësisë.

Rasti është cilësuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”.

Premium Store