Hykmete Bajrami për herë të 7-të kandidate për deputete: Garojmë për të dhënë më të mirën për Republikën

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës, njofton se do të garojë për herën e shtatë për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ajo pohon se “për zgjedhjet e 28 dhjetorit, bart numrin #3”.
Sipas saj, lista e LDK-së meriton mbështetje, teksa thotë se “garojmë me një qëllim: të japim më të mirën për Republikën dhe për qytetarët e Kosovës”.








