
Gjenerali Rrahman Rama ka konfirmuar sot se edhe në zgjedhjet e 28 dhjetorit do të garojë me numrin 7 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.
Në një postim drejtuar qytetarëve, Rama theksoi se angazhimi për vendin ka qenë dhe do të mbetet qëllimi i tij kryesor, duke shtuar se bashkë me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën, do të vazhdojnë punën për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të sigurt.
“Qytetarë të dashur, angazhimi për vendin ka qenë, është dhe do të mbetet qëllimi kryesor i imi. Bashkë me Bedri Hamzën nuk do të ndalemi së punuari për një Kosovë të zhvilluar e të sigurt. Duke ju falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme, ju njoftoj se edhe për zgjedhjet e 28 dhjetorit do të kem numrin 7 në listën e PDK-së”, shkroi ai.
Rrahman Rama ishte ndër kandidatë më të votuar të PDK-së në zgjedhjet paraprake, me rreth 30 mijë vota, dhe rikandidimi i tij me të njëjtin numër shihet si vazhdimësi e angazhimit të tij politik brenda partisë.








