Bedri Hamza pret në takim Ramiz Lladrovcin, flasin për mobilizimin në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka njoftuar se sot ka pritur në zyrën e tij kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin, shkruan Mitropol.
Hamza tha se bashkë me Lladrovcin kanë biseduar për mobilizimin e plotë të strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, me fokus në maksimizimin e votës në komunën e Drenasit.
Ai theksoi se ky proces kërkon bashkëpunim të ngushtë, koordinim të vazhdueshëm dhe përgjegjësi nga të gjithë të angazhuarit.
“PDK-ja në Drenas është e bashkuar, e organizuar dhe e gatshme për fitore”, u shpreh Hamza.








