Premium Store
KOSOVËLAJME

Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Kosovë – Serbi

 

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcave Rezervë Operacionale (ORF), pjesë e Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë vazhduar patrullimet e tyre ditore përgjatë vijës administrative dhe në të gjithë territorin e Kosovës.

Dukato 1

“Ata kanë kryer patrullime me qëllim të sigurimit të një pranie të dukshme dhe qetësuese në terren”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Përmes profesionalizmit dhe përkushtimit të tyre, sipas KFOR-it, ushtarët turq kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe luajnë një rol kyç në misionin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.

Dukato 1