Premium Store
KOSOVËLAJME

LAJMI I FUNDIT: Qeveria Kurti pritet të ekzekutojë para zgjedhjeve pagën e 13-të për punonjësit e shtetit

 

Tashmë kur jemi në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit, kryeministri në detyrë Albin Kurti po vazhdon ta shfrytëzojë pozicionin për të bërë fushatë.

Premium Store

Një nga vendimet që po shqyrtohen të merrën nga qeveria Kurti para ditës së zgjedhjeve është ndarja e pagës së 13-të për të gjithë të punësuarit në sektorin shtetëror.

Gazeta Online Veriuinfo mëson nga burimet e saj brenda qeverisë se po shqyrtohet mundësi e ndarjes së pagës së 13-të për rreth 80 mijë të punësuar në sektorin publik.

Kjo gjë sipas këtyre burimeve mund të bëhet pak ditë para ditës së zgjedhjeve.

Weelnes