Medi
KOSOVËLAJME

Kamishi viziton Ferit Idrizin

 

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu sot ka vizituar kryetarin e komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizin, shkruan Mitropol.

Medi

Haxhiu që në listë mbanë numrin 109, tha se Idrizin e uroi për fitoren si dhe tha se atmosfera pozitive dhe energjia e fitores në zgjedhjet lokale e motivon që të ecin edhe më fuqishëm drejt fitores më 28 dhjetor.

Postimi i plotë:

Sot në Vushtrri pata kënaqësinë të takoj kryetarin e komunës, z.Ferit Idrizi, të cilin e urova për fitoren dhe për vazhdimin e punëve të mira në shërbim të qytetarëve të Vushtrrisë.
Atmosfera pozitive dhe energjia e fitores në zgjedhjet lokale na motivon që të ecim edhe më fuqishëm drejt fitores më 28 dhjetor.
Me Bedri Hamzën kryeministër, do të realizojmë projekte konkrete dhe zhvillimore për të ardhmen e qytetarëve të Vushtrrisë dhe gjithë Kosovës.

Bashkë përpara, me punë, përkushtim dhe vizion për zhvillimin e Kosovës!
#PDK130
#BedriHamzaKryeministër1
#BekimHaxhiuKamishi109

Koha