Active 2
KOSOVËLAJME

Faton Peci dorëzon detyrën e ministrit të Bujqësisë, nesër emërohet Kryetar i Komunës së Mitrovicës

 

Kryetari i ri i Mitrovicës, Faton Peci, sot ia ka dorëzuar detyrën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezit, shkruan Mitropol.

Active

Dorëzimin e detyrës si ministër Peci e ka bërë pasi nesër pranon detyrën e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sot e dorëzova detyrën e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural tek z. Imri Demelezi, të cilit i uroj suksese dhe mbarësi në përgjegjësitë që e presin.

Shpreh falënderim të veçantë për Kryeministrin e Republikës së Kosovës z.Albin Kurti për korrektësinë, mbështetjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që kishim.

Një falënderim për fermerët, kabinetin, stafin e ministrisë, bashkëpunëtorët e jashtëm dhe të gjithë akterët e sektorit që kontribuan në secilën fazë të punës sonë të përbashkët.

Faleminderit!

Active