Medi
KOSOVËLAJME

Tahiri thotë se si deputet do të punoj në fuqizim të bizneseve të vogla

 

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së 130, Arian Tahiri sot ka vizituar një biznes prodhues i cili sipas Tahirit është shembull i qartë i asaj që përfaqëson puna e ndershme, guximi dhe vizioni i sipërmarrësve, shkruan Mitropol.

Weelnes

Tahiri i cili në listë mban numrin 30, tha se angazhimi i tij si deputet do të jetë të shtyej përpara politika që u japin më shumë mbështetje bizneseve të vogla, më shumë lehtësi, më pak barriera dhe më shumë mundësi për zhvillim.

Postimi i plotë:

Sot vizituam një biznes prodhues, një shembull i qartë i asaj që përfaqëson puna e ndershme, guximi dhe vizioni i sipërmarrësve tanë.

Si deputet, angazhimi im nesër dhe çdo ditë është i prerë: të shtyjmë përpara politika që u japin më shumë mbështetje bizneseve të vogla, më shumë lehtësi, më pak barriera dhe më shumë mundësi për zhvillim.

#PDK130
#AT30

Weelnes