Active 2
LAJME

Kontrabandë me mallra dhe kalim illegal kufiri në Mitrovicë – 6 persona përfundojnë në pranga

Ditën e djeshme, rreth orës 18:30, në fshatin Rujishte, në një rrugë malore, njësitë policore të Kosovës kanë ndaluar katër automjete me targa të shtetit të Serbisë. Automjetet dyshohet të kenë transportuar mallra të kontrabanduara, pa dokumente që vërtetojnë prejardhjen e tyre. Brenda automjeteve janë gjetur gjësende të ndryshme, përfshirë tekstil, produkte ushqimore dhe produkte të mishit.

Në këto automjete ndodheshin gjashtë persona, të cilët janë shoqëruar dhe dërguar në Stacionin Policor të Mitrovicës Veriore për hetime të mëtejshme. Lidhur me këtë rast është njoftuar Dogana e Kosovës, e cila do të vazhdojë me procedurat doganore.

Active 1

Për zhvillimet e mëtejshme, rasti është përcjellë nga prokurori kujdestar i shtetit, i cili ka dhënë urdhrin për të nisur hetimet për veprat penale të “Kontrabandimit me Mallra” dhe “Kalimit Ilegal të Kufirit”. Pas intervistimit, personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt.

Autoritetet vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Weelnes