
Kryetari i ri i komunës së Mitrovicës, Faton Peci një ditë pas betimit ka bërë nderime tek shtatorja e Isa Boletinit dhe dëshmorëve tjerë të rënë për liri, shkruan Mitropol.
Peci tha se ai e di nga shkon sepse e di nga kemi ardhur si shoqëri, por edhe vet ai si individ.
Postimi i plotë:
Me respekt dhe nderim të përjetshëm, nga Isa Boletini simbol i qëndresës kombëtare e deri te dëshmorët e lavdishëm të UÇK-së, rruga e lirisë sonë është ndërtuar me sakrificë, gjak dhe krenari.
Unë e di nga shkoj, sepse e di nga kemi ardhur si shoqni, po edhe unë si individ.
Lavdi dhe nderim i përjetshëm për të gjithë dëshmorët e kombit!







