Hamza: Si kryeministër, angazhimi im është i palëkundur: asnjë veteran nuk do të lihet pas dore

Kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka theksuar se cili do të jetë një nga angazhimet e tij të palëkundura, shkruan Mitropol.
Hamza tha se gjatë kohës që ai do të jetë kryeministër, asnjë veteran nuk do të lihet pas dore.
Postimi i plotë:
Pa sakrificën e dëshmorëve, nuk do të kishim shtet. Pa vendosmërinë dhe guximin e veteranëve, nuk do të kishim liri.
Përulem me shumë respekt para atyre që dhanë gjithçka, që ne sot të jetojmë të lirë.
Si kryeministër, angazhimi im është i palëkundur: asnjë veteran nuk do të lihet pas dore.
Bashkë për UÇK-në. Pa kompromis për të vërtetën. Përpara për Kosovën. #PDK130








