Medi
KOSOVËLAJME

Shembull humanizmi nga çifti mitrovicas: 12 vite pranë fëmijëve të SOS Fshatrave

 

Për plot 12 vite me radhë, larg zhurmës dhe publicitetit, është ndërtuar një traditë e veçantë humaniteti dhe solidariteti në mbështetje të fëmijëve të SOS Fshatrave të Fëmijëve të Kosovës.

Weelnes

Pronarët e Restorantit “Liburnia” në Prishtinë, mitrovicasit z. Lulzim Halilaj dhe znj. Emine Halili, çdo fundvit kanë hapur zemrën dhe sofrën e tyre për fëmijët e SOS Fshatit, duke organizuar drekën tradicionale të fundvitit dhe duke i gëzuar ata me dhurata.

Edhe këtë vit, kjo traditë fisnike u vazhdua. Fëmijët patën mundësinë të shijojnë një drekë festive, të ndajnë buzëqeshje e momente gëzimi dhe të përjetojnë emocione të veçanta që do t’i mbajnë gjatë në kujtesë.

Në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje, fëmijët përgatitën kartolina plot dashuri për Axhën Lulzim dhe Tetën Emine, duke shprehur falënderimin e tyre për përkujdesjen dhe dashurinë e vazhdueshme ndër vite.

SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës shprehin mirënjohje të thellë për këtë kontribut të çmuar dhe për faktin që prej 12 vitesh, familja Halilaj është bërë pjesë e tyre.

Active