Nxënësit pengohen nga uji për të hyrë në shkollën “Migjeni”, prindërit kërkojnë që tu hapet dera tjetër

Prindër fëmijët e së cilëve ndjekin mësimet në SHFMU “Migjeni” në Iliridë, kanë shprehur ankesë në redaksinë e “Mitropol”.
Ata kanë thënë se rrugët përreth shkollës sa herë që bie shi, po mbushen tërësisht me ujë duke pamundësuar kalimin e nxënësve dhe hyrjen e tyre në shkollë.
Ata kanë kërkuar që shkolla të marr masa dhe të hap edhe derën tjetër të shkollës që nxënësit të hyjnë në shkollë pa u përballur me vështirësi.








