Aurora Group
02LAJME

Kokainë, thika dhe sëpatë në një veturë – dy persona ndalohen nga Policia në Llaushë të Skenderajt

Një kontroll rutinë i Policisë së Kosovës në orët e para të mëngjesit ka rezultuar me sekuestrimin e narkotikëve dhe armëve të ftohta në fshatin Llaushë të Skenderajt, shkruan Mitropol.

Sipas raportit zyrtar policor, incidenti ka ndodhur më 14 dhjetor 2025, rreth orës 01:10, kur zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet në të cilin ndodheshin dy meshkuj kosovarë, njëri i dyshuar dhe tjetri në cilësinë e dëshmitarit.

Premium Store

Gjatë kontrollit të detajuar të veturës, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 0.4 gram substancë narkotike të dyshuar të llojit kokainë, si dhe dy thika dhe një sëpatë, të cilat dyshohet se posedoheshin pa autorizim.

Të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent. Me vendim të tij, pas përfundimit të intervistimit, personat janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të trajtohet në vazhdim nga organet e drejtësisë./Mitropol/

Koha