Premium Store
KOSOVËLAJME

Një polic vdes në veturë, dyshohet se pësoi sulm kardiak para se të përfshihej në aksident

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, ku viktima është një zyrtar policor.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana, ka thënë për se polici dyshohet se ka vdekur para se të ndodhte aksidenti.

Weelnes

“Sot rreth orës 06:30, në rrugën ‘Zagrebi’ në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit”, u shpreh Pllana.

Indeksonline ka sjellë pamje nga vendi i ngjarjes:

Koha