Dukato 2
02LAJME

Aktistja mitrovicase për të drejtat e kafshëve denoncon një person: Po i lidh qentë me zinxhir dhe dyshoj se po i mbyt, dola nga taksi për t’i shpëtuar

Një aktiviste mitrovicase për të drejtat e kafshëve ka denoncuar në adresë të Mitropol një person, i cili sipas saj dyshohet se po i keqtrajton qentë endacak.

Aktivistja tregon se gjersa po kalonte me taksi pranë doganës, pa se personi në fjalë e kishte lidhur një qen me zinxhir, siç shihet edhe në fotografinë që ajo ka dërguar në redaksi.

Active

Sipas aktivistes, personi në fjalë po i keqtrajton qentë, duke i marrë ata dhe duke i dërguar diku dhe duke i mby*tur ata.

Ajo tregon se mezi shpëtoi nga dora e këtij personi qenin e lidhur, të cilin aktivistja e ushqen vazhdimisht. Ajo tregon se personi që deshi ta merrte qenin i arsyetohej asaj duke thënë se edhe vet po ushqente qentë, porse qeni i tij kishte ngordhur.

Sipas aktivistes, ky person e kërcënoi edhe vet aktivisten kur ajo u afrua për ta shpëtuar qenin. Ajo thotë se në lidhje me rastin do i njoftoj edhe organet e sigurisë dhe do kërkoj nga Policia të marrin masa për personin në fjalë, pasi i njejti, dyshohet se po keqtrajton vazhdimisht qentë e kësaj zone./Mitropol/

Koha