Medi
02KOSOVËLAJME

Gruaja nga Mitrovica përfundon në spital pas “dajakut”, burri që e rrahu lirohet në procedurë të rregullt

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së hënës në Mitrovicë, duke rikthyer në vëmendje një nga fenomenet më shqetësuese shoqërore që vazhdon të prekë familjet në vend, njofton Mitropol.

Sipas informatave zyrtare, rreth orës 22:10 të datës 15 dhjetor 2025, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga burri. Pas incidentit, viktima ka pranuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve të marra si pasojë e sulmit.

Active

Njësitet policore kanë ndërhyrë menjëherë, duke intervistuar palët e përfshira në rast. Me vendim të prokurorit të shtetit, pas përfundimit të intervistimeve, si viktima ashtu edhe i dyshuari janë liruar, ndërsa rasti është iniciuar dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Autoritetet kanë theksuar se rasti do të vazhdojë të hetohet në përputhje me ligjet në fuqi, ndërsa dhuna në familje mbetet vepër penale që trajtohet me seriozitet të lartë nga institucionet e drejtësisë./Mitropol/

Weelnes