Medi
02KOSOVËLAJME

Lajm i mirë: Veriu do lidhet me Jug edhe me autobusë: Do organizohen linja nga Jugu drejt Veriut

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar hapjen e thirrjes për aplikim për transportin publik të subvencionuar, një hap konkret drejt forcimit të lëvizjes së lirë dhe lidhjes funksionale mes Jugut dhe Veriut të vendit, shkruan Mitropol.

Sipas njoftimit të Durmishit, përmes këtij projekti synohet jo vetëm përmirësimi i shërbimeve të transportit publik, por edhe afrimi i qytetarëve dhe bashkimi më i fortë i hapësirave që për vite me radhë kanë qenë të ndara, veçanërisht në Mitrovicë. Subvencionimi i linjave të reja pritet të lehtësojë qarkullimin ditor të qytetarëve për nevoja pune, shërbime, arsim e aktivitete të tjera jetësore.

Active

Thirrja e shpallur parasheh hapjen e disa linjave të reja të autobusëve që do të lidhin Mitrovicën e Jugut me komunat dhe zonat veriore. Konkretisht, do të funksionalizohen linja nga Mitrovica e Jugut për në Leposaviq deri në Jarinjë, nga Mitrovica e Jugut për në Zubin Potok deri në Bërnjak, si dhe linja drejt Kroi i Vitakut, Zhazhës, Bistricës dhe Cerajës. Po ashtu, qytetarët do të kenë mundësi të udhëtojnë nga Mitrovica e Jugut për në Banjskë dhe fshatrat e tjera të komunës së Zveçanit, dhe anasjelltas./Mitropol/

Koha