Hamza mirëpret heqjen e masave të BE-së: Qytetarët tanë nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mirëpritur lajmin për fillimin e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si një lajm i mirë dhe një vendim i drejtë.
Hamza tha se qytetarët nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie.
“I falënderoj partnerët evropianë për mbajtjen e premtimit. Tani duhet të hapet një kapitull i ri me BE-në, i bazuar në reforma, integrim evropian dhe zhvillim ekonomik. Bashkë me aleatët, Kosova do të ecë përpara!”, shkroi Hamza në Facebook./Mitropol/








