
Me mbi 25 vjet përvojë në media, Hyrë Tejeci Murati vjen para qytetarëve si një zë i dëshmuar i profesionalizmit, integritetit dhe përkushtimit publik.
E lindur në Prizren, Hyrë Tejeci Murati është gazetare në RTK – Radio Kosovë, me studime Master në Shkencat e Komunikimit Masiv dhe Gazetari. Karrierën e ka ndërtuar mbi dije të forta akademike dhe përvojë të gjerë profesionale: studimet bazë i ka përfunduar në Matematikë, ndërsa ka punuar edhe si profesoreshë e matematikës në gjimnazin “Gjin Gazulli” në Prishtinë.
Që nga viti 2001 është e angazhuar në media, përfshirë Radio Evropa e Lirë në Pragë, raportime nga Nju Jorku, si dhe projekte të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë zgjedhjet presidenciale në SHBA (2024). Ka realizuar qindra emisione, reportazhe dhe dokumentarë, shumë prej tyre të vlerësuara me çmime.
Ndër vlerësimet më prestigjioze është Çmimi Special Botëror për Radio “Lorenzo Natali” i Komisionit Evropian, i ndarë në Strasburg (2008).
Hyrë Tejeci Murati është autore e gjashtë librave, hulumtuese shkencore në fushën e medias, trajnere e gazetarëve në bashkëpunim me Institutin e Medias së Kosovës dhe OSBE-në, si dhe pjesëmarrëse në konferenca e projekte kërkimore në shumë qendra botërore: Nju Jork, Paris, Berlin, Strasburg, Gjenevë, Zagreb, Tiranë e të tjera.
E angazhuar fuqishëm në jetën publike, veçanërisht në rajonin e Hasit, ajo përfaqëson vlerat e dijes, etikës, barazisë gjinore dhe shërbimit ndaj qytetarëve.
Është e martuar dhe nënë e një vajze.
Për një Kuvend me dije, përvojë dhe zë të përgjegjshëm, votoni Hyrë Tejeci Murati me numër 69.








