Aquapark 1
02LAJME

Rrahje mes të rinjve në kafiterinë ” Hedonik” në Leposaviq, një i lënduar – ndërhyn policia

Një incident me përleshje fizike është raportuar mbrëmjen e 19 dhjetorit 2025 në qytetin e Leposaviqit, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, rreth orës 23:30, Policia është njoftuar se disa persona po rriheshin pranë kafiterisë “Hedonik”. Njësia patrulluese ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku ka hasur dy persona në gjendje të dehur jashtë lokalit. Njëri prej tyre kishte lëndim në syrin e majtë, por kishte refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa tjetri po përpiqej ta qetësonte situatën.

Weelnes

Dy personat janë shoqëruar në stacionin policor për veprime të mëtejme procedurale. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë identifikuar edhe dy dëshmitarë, njëkohësisht punëtorë të kafiterisë.

Policia ka kryer matjen e alkoolit, ku te i dyshuari A.A., rreth 19-vjeçar është konstatuar 0.92‰ alkool në gjak, ndërsa te njëri prej dëshmitarëve V.B., rreth 31-vjeçar është evidentuar 1.07‰.

Dëshmitarët kanë deklaruar se në rrahje ishte përfshirë edhe një person tjetër me nofkën “Mici”, i cili ishte larguar nga vendi para mbërritjes së policisë. Njësitet patrulluese janë vënë në kërkim të personit të tretë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të inicohet si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa personat e dehur janë liruar në procedurë të rregullt dhe do të intervistohen në ditët në vijim.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.

Active 1