Aurora Group
KOSOVËLAJME

Policia gjobit kompanitë që po bartin dhe në rajonin e Prishtinës

Në rajonin e Prishtinës, sot njësitet e Trafikut Rajonal të Policisë së Kosovës kanë ndërmarrë masa ndaj kompanive që janë duke kryer punime me kamionë në bartjen e dheut.

Gjatë kontrolleve në terren, në disa segmente të rrugëve nacionale, janë identifikuar sasi të mëdha të baltës, të cilat paraqesin rrezik serioz për sigurinë e trafikut, veçanërisht në kushtet e rënda atmosferike me mjegull dhe ngrica.

Dukato 1

“Ndaj personave juridikë janë shqiptuar gjobat në vlerë prej 1.000 euro, në përputhje me legjislacionin në fuqi, si dhe janë obliguar që menjëherë të bëjnë pastrimin e rrugëve.

Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë e përkushtuar që gjatë sezonit dimëror të veprojë pa hezitim ndaj të gjithë atyre që rrezikojnë sigurinë e trafikut dhe jetën e qytetarëve” thuhet në njoftimin e policisë.

Dukato 1