
Tash e një vit më parë, në Mitrovicë u përurua Ballkoni Panoramik dhe Shtegu i Ecjes në Zasellë, prej më të bukurve në vend, shkruan “Mitropol”
Këto dy projekte u përuruan nga kryetari i atëhershëm Bedri Hamza, ish-nënkryetari Arian Tahiri dhe ish-kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja.
Shtegu i ri prej 1.1 km ofron mundësinë për të shijuar ecjen në natyrë, ndërsa ballkoni panoramik ofron një pamje piktoreske të qytetit dhe peisazhit përreth.
Ky projekt i mrekullueshëm nxit turizmin, duke e bërë Mitrovicën një destinacion edhe më atraktiv për vizitorët.
Veç kësaj Komuna e Mitrovicës kishte vazhduar edhe me projekti për zgjatjen e shtegut për 2.6 km të tjera, deri tek shkronjat e arta të UÇK-së./Mitropol/








