Medi
LAJME

Xhamia shqiptare në Hollabrunn të Austrisë u sulmua me armë zjarri

Mbrëmë, pak para orës 00:00, xhamia shqiptare në Hollabrunn ishte shënjestër e një sulmi të rëndë me armë zjarri, njofton Mitropol.

Fatmirësisht, në momentin e incidentit nuk kishte persona brenda objektit, pasi besimtarët kishin lënë xhaminë vetëm disa minuta më herët.

Medi

Komuniteti Kulturor Shqiptar e dënon fuqishëm këtë akt dhune ndaj një institucioni fetar. Sulme të tilla jo vetëm që paraqesin kërcënim serioz për sigurinë e komuniteteve fetare, por rrezikojnë edhe bashkëjetesën paqësore dhe rendin demokratik në shoqërinë.

“U bëjmë thirrje autoriteteve përgjegjëse të sigurisë që të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për hetimin e plotë të këtij rasti, për identifikimin dhe ndjekjen sa më të shpejtë të autorëve, si dhe për të garantuar në mënyrë të qëndrueshme sigurinë e institucioneve fetare.”, thuhet në reagimin e komunitetit.

“Njëkohësisht, u apelojmë përfaqësuesve politikë dhe opinionit publik që të përmbahen nga çdo formë gjuhe agresive apo polarizuese ndaj institucioneve fetare dhe përfaqësuesve të tyre. Fjalët bartin përgjegjësi dhe mund të kontribuojnë në përshkallëzim, veçanërisht në kohë të ndjeshme.”, thonë ata më tej.

Komuniteti Kulturor Shqiptar mbetet i përkushtuar për të mbështetur paqen, dialogun, respektin e ndërsjellë dhe bashkëjetesën e begatë në shoqërinë austriake.

Dukato 1