Kadriu: Nuk ndalohet zhvillimi i teknologjisë, por zhvillohet edukimi medial përmes arsimit

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Drita Kadriu me anë të një postimi në facebook ka përmendur rëndësinë e edukimit medial, shkruan Mitropol.
Kadriu që në listë mban numrin 39, tha se edukimi medial mbështetet në mbledhje të fakteve përmes të cilave zhvillohet të menduarit kritik, për të cilën nxënësit, rinia e shoqëria jonë kanë më së shumti nevojë.
Postimi i plotë:
Nuk ndalohet zhvillimi i teknologjisë, por zhvillohet edukimi medial përmes arsimit!
Po jetojmë në ambient ku hov të madh ka marrë mashtrimi e iluzion mbi të vërtetën përmes mediave e platformave të ndryshme të rrjeteve sociale.
Edukimi medial mbështetet në mbledhje të fakteve përmes të cilave zhvillohet të menduarit kritik, për të cilën nxënësit, rinia e shoqëria jonë kanë më së shumti nevojë.
#PDK130
#BedriHamza1
#DritaKadriu39








