
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Gëzim Qerimi ka marrë mbështetjen e ish-depuetetes e njëherit kandidates për deputete, Ganimete Musliu, shkruan Mitropol.
Musliu tha se Qerimi është një intelektual i përkushtuar, mik i mirë dhe vlerë e shtuar për Kuvendin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Pas angazhimeve të shumta me qytetarë në gjithë Kosovën, sot ndala për një kafe me Profesorin Universitar Gëzim Qerimi një intelektual i përkushtuar, mik i mirë dhe vlerë e shtuar për Kuvendin e Kosovës.
Gëzimi kandidon për deputet në zgjedhjet e 28 Dhjetorit, bashkë me ekipin e Bedri Hamzës.
Në listën e PDK-së, Gëzimi mban numrin 52.
P.S Nëse me pyetni si kemi kalu e nuk mundem me u përgjigjur për shkak të angazhimeve, shikone foton dhe e kuptoni vet🤣.








