
Kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza sot ka vizituar Prizrenin ku edhe ka takuar qytetarë të shumtë, shkruan Mitropol.
Hamza tha se me Qeverinë e tij, ky vit i ri është një fillim i ri për Kosovën.
Postimi i plotë:
Pas Ferizajt dhe Gjakovës, sonte me qytetarët në Prizren për t’i ndarë zotimet tona kryesore për një jetë më të mirë për secilin.
Me Qeverinë time, ky vit i ri është një fillim i ri për Kosovën.
Bashkë me prizrenasit, përpara për Kosovën!
#PDK130








