
Banorët e Kçiqit të Vogël janë pa energji elektrike që nga dita e djeshme, ora 10:00.
Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme drejt KEK-ut, qytetarët thonë se nuk po marrin përgjigje dhe se askush nuk ka dalë në terren për ta zgjidhur problemin.
Si pasojë e ndërprerjeve të shpeshta dhe rikthimeve të rrymës, bajorët thonë se u janë prishur shumë pajisje shtëpiake, përfshirë makinat e enëve, makinat e rrobave dhe pajisje të tjera elektrike, duke u shkaktuar banorëve dëme të konsiderueshme materiale.
Banorët kërkojnë reagim urgjent nga institucionet përgjegjëse, rikthim të menjëhershëm të energjisë elektrike dhe kompensim për dëmet e shkaktuara.








