Active 2
02LAJME

Peci viziton punimet në rrugën Vllahi–Zhazhë–Mitrovicë

Kryetari i Komunës, Faton Peci, ka vizituar nga afër punimet që kanë filluar në segmentin rrugor Vllahi–Zhazhë–Mitrovicë, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që do ta afrojë fshatin Vllahi rreth 10 kilometra më afër qytetit të Mitrovicës.

Gjatë vizitës, Peci u informua për ecurinë e punimeve dhe theksoi rëndësinë e këtij projekti për përmirësimin e qasjes, zhvillimin ekonomik lokal dhe rikthimin e jetës me dinjitet për banorët e zonës së Shalës.

Active

Ai njoftoi se në fillim të vitit të ardhshëm, Komuna e Mitrovicës do të hartojë për herë të parë strategjinë zhvillimore për Shalën e Bajgorës, me qëllim të shfrytëzimit të potencialeve prodhuese dhe lidhjes më të fortë ndërmjet zonave rurale dhe qytetit.

“Ambicia jonë do të jetë: Shala prodhon, Mitrovica konsumon”, është shprehur ndër të tjerash kryetari Faton Peci.

Koha