Medi
02LAJME

“Marshi i Agimit” – ecje simbolike në nderim të dëshmorëve dhe viktimave

Të shtunën, më 27 dhjetor, duke filluar nga ora 12:00, do të mbahet “Marshi i Agimit”, një ecje simbolike që paraqitet si e qetë, por e palëkundur, në nderim të dëshmorëve, viktimave dhe të gjithë atyre që e ëndërruan lirinë, por nuk jetojnë për ta parë këtë ditë.

Ky marsh synon të përcjellë një mesazh respekti, reflektimi dhe dinjiteti, përmes një ecjeje pa zhurmë, duke theksuar se e vërteta nuk ka nevojë të bërtasë për t’u dëgjuar. Organizatorët theksojnë se marshi përfaqëson kujtesën kolektive dhe nderimin ndaj sakrificës për liri, shkruan Jepi zë.

Active

Pamja vizuale dhe dizajni i materialit promovues për “Marshin e Agimit” është realizuar nga Arjanit Musa Januzi, duke reflektuar simbolikën dhe mesazhin e ngjarjes.

Dukato 1