Premium Store
KOSOVËLAJME

Gjykata i jep të drejtë Trepçës – rikthehet pronë publike me vlerë mbi 1.35 milion euro

 

Trepça Sh.A. ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme ligjore në mbrojtje të pronës publike. Me Aktgjykimin C.nr.91/2023 të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, është konfirmuar në mënyrë të qartë dhe përfundimtare e drejta e pronësisë së Trepça Sh.A., si dhe është urdhëruar lirimi i menjëhershëm dhe kthimi i pronës në posedim të ligjshëm të ndërmarrjes.

Premium Store

Prona në fjalë kishte qenë e uzurpuar për më shumë se 20 vjet, periudhë gjatë së cilës janë ndërmarrë edhe veprime për tjetërsimin e saj, në kundërshtim me ligjin dhe interesin publik. Me këtë vendim gjyqësor, Trepça Sh.A. ka rikthyer në posedim pasuri publike me vlerë mbi 1.35 milion euro.

Ky aktgjykim përforcon sundimin e ligjit dhe mbron pronën publike.

Active