Dukato 2
KOSOVËLAJME

Kamishi: Me Bedri Hamzën Kryeministër do të rriten pensionet për 50% për invalidët e luftës

 

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu sot ka pirë kafe me invalidin e UÇK-së, Hamëz Islami, shkruan Mitropol.

Dukato 1

Kamishi i cili në listë mban numrin 109, tha se me Bedri Hamzën Kryeministër, do të sigurohen protezat e nevojshme, kujdesi shëndetësor për të gjithë invalidët, si dhe rritje e pensioneve për 50%.

Postimi i plotë:

Kafe me invalidin e UÇK-së, Hamëz Islami, bashkëluftëtarin tonë, i cili tash e dy vite jeton pa protezën e domosdoshme, pasi ka humbur gjymtyrën gjatë luftës. Qeveria në ikje nuk ka treguar asnjë përkujdesje ndaj kategorisë së invalidëve të luftës së UÇK-së, e as ndaj invalidëve civilë të luftës.

Me Bedri Hamzën Kryeministër, do të sigurohen protezat e nevojshme, kujdesi shëndetësor për të gjithë invalidët, si dhe rritje e pensioneve për 50%.

Përkujdesja e shtetit ndaj atyre që sakrifikuan gjymtyrët e tyre në vijat e frontit është obligim moral, ligjor dhe shtetëror.

Bashkë. Përpara. 👍
#PDK130
#BedriHamzaKryeministër1
#BekimHaxhiuKamishi109

Active