Dukato 2
02LAJME

Lirohet personi që dyshohet se ka ndihmuar familjen Gërbeshi në kryerjen e veprës penale

 

Rr.M., i cili sipas Prokurorisë dyshohet se në vazhdimësi i ka ndihmuar anëtarët e familjes Gërbeshi në kryerjen e veprës penale – detyrimi, është liruar pasi ka përfunduar masën e paraburgimit në afat prej dy muajsh.

Premium Store

Ndërsa, dy anëtarëve të familjes Gërbeshi, të dyshuar për veprat penale – detyrimi në tentativë, dhe – armëmbajtje pa leje, A.G. dhe Rr.G., Gjykata e Mitrovicës – dega në Vushtrri ua ka caktuar edhe nga dy muaj paraburgim.

Kështu ka konfirmuar për Kallxo, zëdhënësja e kësaj Gjykate, Hateme Haxhaj.

Ajo potencoi se masa e paraburgimit për A.G dhe Rr.G., llogaritet nga data 21.12.2025 deri më 19.02.2026.

“Ndërkaq, për të pandehurin Rr.M., masa e paraburgimit është ndërprerë me datë 18.12.2025, dhe i njëjti është liruar menjëherë, pasi që me ngritjen e aktakuzës prokurori i shtetit nuk ka paraqitur propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj tij”- theksoi Haxhaj.Rr.M., sipas zëdhënëses e ka marrë statusin e dëshmitarit bashkëpunues në këtë çështje penale nga ana e Prokurorisë.

Në tetor të këtij viti, u raportua se dy anëtarëve të familjes Gërbeshi, A.G. dhe Rr.G., Gjykata e Mitrovicës – dega në Vushtrri ua kishte caktuar edhe nga dy muaj paraburgim, pasi iu kishin nënshtruar masës prej një muaji.

E njëjta masë ishte caktuar edhe për Rr.M., i cili sipas Prokurorisë dyshohej se në vazhdimësi ka ndihmuar anëtarët e familjes Gërbeshi në kryerjen e veprës penale – detyrimi.

Ndërkaq, Gjykata e Mitrovicës – dega në Vushtrri më 22.09.2025 kishte vendosur me aktvendim në tri çështje të ndara penale, lidhur me kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër anëtarëve të familjes Gërbeshi, të pandehurve: K.G., E.G., A.G. dhe Rr.G.Tre prej të dyshuarve u ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, ndërsa njërit prej tyre masa e ndalimit për t’iu afruar vendit dhe personit të caktuar.

Sipas njoftimit, në çështjen penale kundër të pandehurit K.G. për shkak të veprave penale – lëndim i lehtë trupor, dhe – arratisja e personit të privuar nga liria, Gjykata kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, që llogaritet nga data 21.09.2025 deri më 21.10.2025.

Në çështjen penale kundër të pandehurve A.G. dhe E.G., për shkak të veprës penale – detyrimi, ndaj të pandehurit E.G. kishte refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit dhe personit të caktuar, ashtu që të pandehurit E.G. i ndalohet që t’i afrohet pronës së palës së dëmtuar A.A. në fshatin Nadakovc dhe personit A.A. në distancë prej 100 metra.

Ndërsa në njoftim thuhej se Gjykata e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve A.G. dhe Rr.G., për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale – detyrimi në tentativë, dhe veprën penale – armëmbajtje pa leje.

Weelnes