Aurora Group
02LAJME

LDK feston 36 vjetorin, Kamberi: Në këtë ditë krenarie, LDK mbetet shtëpia politike e atyre që besojnë në vlera dhe përgjegjësi

Screenshot

Sot LDK shënon 36 vjetorin e themelimit. Me rastin e 36 vjetorit, ish-kryetari i LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi tha se LDK mbetet shtëpia politike e atyre që besojnë në vlera dhe përgjegjësi.

“Ftesa jonë është e hapur për të gjithë ata që dikur kontribuuan për LDK-në dhe që ende e mbajnë gjallë dëshirën që rrugëtimi i tyre politik të përmbyllet aty ku nisi, në shërbim të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të vendit.”, tha ai.

Weelnes

Postimi:

Sot shënojmë 36-vjetorin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, një force që lindi nga vizioni, urtësia dhe qëndresa, dhe që u ndërtua me sakrificën e mijëra aktivistëve, intelektualëve dhe autoriteteve politike. Me nderim të thellë kujtojmë të gjithë ata që dhanë kontribut jetik për LDK-në dhe Kosovën, e veçanërisht ata që sakrifikuan edhe jetën për ideale fisnike.

Në këtë ditë krenarie, LDK mbetet shtëpia politike e atyre që besojnë në vlera dhe përgjegjësi. Ftesa jonë është e hapur për të gjithë ata që dikur kontribuuan për LDK-në dhe që ende e mbajnë gjallë dëshirën që rrugëtimi i tyre politik të përmbyllet aty ku nisi, në shërbim të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të vendit.

Gëzuar 36-vjetorin, LDK!

Dukato 1