Dukato 2
02KOSOVËLAJME

Brenda një dite në Leposaviq, tri raste të kalimit ilegal të kufirit – sekuestrohen vetura, mallra dhe para

Dy raste të ndara të kalimit ilegal të kufirit janë raportuar gjatë së martës në komunën e Leposaviqit, ku Policia ka ndërmarrë veprime operative që kanë rezultuar me sekuestrimin e automjeteve, mallrave të ndryshme dhe një shume të konsiderueshme parash të gatshme, njofton Mitropol.

Rasti i parë është regjistruar më 23 dhjetor 2025, rreth orës 15:10, kur është arrestuar një burrë i dyshuar, pasi që dyshohet se me automjet kishte kaluar kufirin në mënyrë ilegale. Gjatë kontrollit të veturës, policia ka gjetur mallra të ndryshme si dhe një sasi të konsiderueshme parash të gatshme. Automjeti, mallrat dhe paratë janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejme. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë.

Dukato 1

Ndërkohë, një tjetër rast është raportuar po të njëjtën ditë, rreth orës 18:20, ku janë ndaluar dy vetura me nga një burrë të dyshuar në secilën prej tyre, të cilët dyshohet se kishin kaluar kufirin ilegalisht. Edhe në këto automjete janë gjetur mallra të ndryshme, të cilat janë sekuestruar dhe dërguar në terminal doganor.

Sipas njoftimit zyrtar, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Autoritetet policore kanë theksuar se do të vazhdojnë kontrollet dhe masat për parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme përgjatë vijës kufitare, duke apeluar për respektimin e ligjit dhe rregullave në fuqi./Mitropol/

Active