Vdes Shukri Peci nga Rahova e Mitrovicës, ishte shofer i ndihmës së shpejtë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Mitrovicë, ku një person është gjetur pa shenja jete.
Viktima është identifikuar si Shukri Peci, rreth 64 vjeç, i cili u gjet i pajetë në rrugën “Miran Hajra”. Peci ishte shofer i ndihmës së shpejtë në Mitrovicë, njofton Mitropol.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rrethanat e ngjarjes po hetohen nga organet kompetente.








