
Klinika e Kirurgjisë maksillofaciale ka zgjedhur doktorin nga Mitrovica Flamur Vojvodën si mjek specializant i dalluar i vitit 2025
Vojvoda është doktor i stomatologjisë, specialist i ortodontisë dhe aktualisht specializant i kirurgjisë maksillofaciale duke qenë i vetmi mjek në Mitrovicë që ndjek specializimin e dytë në këtë fushë kaq kërkuese dhe ndërlikuese.
Ky vlerësim vjen nga përkushtimi, profesionalizmi dhe qasja humane e doktor Flamurit me pacientët.
Angazhimi i tij i perditshem eshte shembull i mjekut që bashkon dijen shkencore me ndjeshmërinë njerëzore.
Lidhur me këtë doktori mitrovicas ka falenderuar Kliniken në fjalë për këtë vlerësim që sipas tij shërben edhe si motiv shtesë për të vazhduar punën me përgjegjësi dhe profesionalizëm.
”Faleminderim me përulësi Klinikës së Kirurgjisë Maksillofaciale për vlerësimin e dhënë si Specializant i Vitit 2025.
Ky vlerësim shërben edhe si motiv shtesë për të vazhduar punën time me përkushtim, përgjegjësi dhe profesionalizëm të lartë.
Me respekt,
Dr. Flamur Vojvoda
Doktor i Stomatologjisë
Specialist i Ortodoncisë
Specializant i Kirurgjisë Maksillofaciale”








