Premium Store
02KOSOVËLAJME

Rrahje në magjistralen Leposaviq, dy persona përfundojnë me lëndime

Një rast i lëndimit të lehtë trupor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës në magjistralen e Leposaviqit, pranë pikës së karburantit “Italian Petrol”, ku dy persona kanë pësuar lëndime pas një rrahjeje.

Ngjarja ka ndodhur më 28.12.2025, rreth orës 01:00, ndërsa policia ka pranuar informatën menjëherë, gjatë patrullimit të rregullt.

Dukato 1

Njësia patrulluese ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur viktimën e parë, i cili kishte lëndime në anën e djathtë të syrit.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Leposaviq. Ndërkohë, viktima e dytë është paraqitur vetë në Stacionin Policor dhe më pas është dërguar po ashtu për tretman mjekësor.

Pas matjes së alkoolit, policia ka konstatuar se: viktima e parë kishte 1.07 promil alkool në gjak, viktima e dytë po ashtu 1.07 promil alkool.

Lidhur me rastin është njoftuar polici hetues, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Lëndim i lehtë trupor”.

Personave të përfshirë u është dhënë flet-thirrje për t’u paraqitur në Stacionin Policor pas orës 11:00, për intervistim.

Rasti mbetet nën hetime.

Active