Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Ish-drejtori i Hamzës e nxjerr keq Pecin, tregon se instalimi i ashensorit në Komunë u aranzhua nga ta (DOKUMENT)

Ish-drejtori për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, Elvis Feka ka reaguar pas njoftimit të sotëm të kryetarit të ri të qytetit, Faton Pecit për vendimin për instalim të ashensorit për personat me nevoja të veçanta në objektin e Komunës së Mitrovicës, shkruan Mitropol.

Feka tregoi se instalimi i ashensorit po bëhet pas një pune dhe angazhimi të gjatë të Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, në bashkëpunim me organizatat e kategorive të personave me nevoja të veçanta dhe shoqërinë civile në Mitrovicë.

Aurora Group

“Projekti ka filluar realizimin më datë 12 dhjetor 2024, dhe brenda kësaj skeme kemi aplikuar me dy projekte:
1.Instalimi i ashensorit në objektin e Komunës së Mitrovicës dhe
2.Ndërtimi i toaleteve publike në qytetin e Mitrovicës.

Më datë 01.09.2025 kemi nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për instalimin e liftit dhe janë kryer të gjitha bashkëfinancimet nga Komuna e Mitrovicës.

Presim vazhdimin e realizimit edhe të projektit të dytë për toalete publike në qytet.”, shkroi Feka, duke prezantuar edhe dokumentet.

Krejt në fund, ai thirrje Pecit që t’i vazhdojnë punët e mira që kanë filluar në mandatin e kaluar./Mitropol/

POSTIMI I PLOTË I FEKËS

Active