Dukato 2
02LAJME

Policia në Vushtrri gjen portofol në rrugë dhe ia kthen pronares

 

Zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Vushtrri kanë treguar shembull korrektësie gjatë kryerjes së detyrës, duke kthyer një portofol të gjetur pronares së tij.

Active 1

Sipas njoftimit të Policisë, në orët e pasdites së 29 dhjetorit 2025, derisa një njësi policore ishte duke patrulluar këmbë në rrugën “Vesli Klark”, është gjetur një portofol që përmbante një shumë parash, kartela bankare dhe dokumente personale.

Pas veprimeve operative dhe verifikimeve të nevojshme, policia ka arritur të identifikojë pronaren e portofolit, të cilit më pas i është kthyer në tërësi.

Weelnes