
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Uniteti” ka njoftuar qytetarët e Komunës së Mitrovicës dhe Skenderajt se, me rastin e festës së Vitit të Ri, shërbimet e grumbullimit të mbeturinave nuk do të kryhen më 1 dhe 2 janar 2026, shkruan Mitropol.
Sipas njoftimit, shërbimet e planifikuara për këto data do të realizohen javën pasuese, më 8 dhe 9 janar 2026.
Po ashtu, nga KRM “Uniteti” bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe, shërbimet do të kryhen vetëm në unazat e dy qyteteve, Mitrovicë dhe Skenderaj.








